Sot Partia Demokratike ka bërë një denocim të zakonshëm. Sipas saj kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit pasi ai nuk ka deklaruar se ka qenë i ndalur në Greqi dhe se ndaj tij ka patur një urdhër dëbimi.

Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se ‘pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO’.

Sipas ligjit të dekriminalizimit pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe passjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik. Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të Kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale.

Ju pëlqen!

Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje, tha Gazmend Bardhi.

Pas kësaj deklarate kryebashkiaku Islamaj ka reaguar duke u shprehur se ai nuk ka gënjyer dhe se është i hapur për verifikim.

Një film i parë pafundësisht nën qeverisjen e z. Rama, aq sa loja mediatiko-politike nëse PD-ja e ka informacionin të saktë apo jo, nuk ka më ndonjë vlerë reale. Fundja zgjedhjet do të jenë të parakohshme edhe me zbrazjen përmes dekriminalizimit të bashkive. Duket si një proces i natyrshëm dhe i brendashkruar me PS-në e z. Rama.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.