Iranian President Hassan Rouhani delivers a speech at the Kuala Lumpur Summit in Kuala Lumpur, Malaysia, Thursday, Dec. 19, 2019. Leaders from Turkey, Iran, Qatar, Indonesia and Malaysia address delegates during opening ceremony of the Kuala Lumpur Summit 2019, which aims to identify problems that affect the Muslim world.(AP Photo/Lai Seng Sin)
 

Vërejtjet e Shqipërisë për Iranin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, nuk kanë kaluar pa përgjigje nga Republika Islamike.

Zëvendës-shefi i Gjyqësorit në Iran, Ali Baqeri Kani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Shqipërisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, shtetet që kanë të kaluar të errët sa i përket dhunimit të të drejtave të njeriut, nuk kanë të drejtë të flasin për shtetet e tjera mbi këtë çështje.

Ju pëlqen!

“Shtetet e Bashkuara: Enciklopedi e historisë së terrorizmit, Gjermania: pastruese profesionale e terrorizmit, armët kimike të së cilës ende vrasin veteranë në Iran, Shqipëria: kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve (muxhahedinët) që kanë martirizuar 17 mijë iranianë të pafajshëm”, shkruan zyrtari iranian në rrjetet sociale.

Ali Baqeri Kani kritikon Shqipërinë për strehimin e mijërave muxhahedinëve duke theksuar se Tirana ishte në dijeni të akteve të tyre të terrorit, të cilat janë dokumentuar edhe në organizatat ndërkombëtare.

Reagimi i Teheranit erdhi pas kritikave që përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë dhe Shqipërisë bënë në OKB mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran.

Që pas strehimit të muxhahedinëve, grup rival i udhëheqjes në Teheran, marrëdhëniet mes dy vendeve janë shoqëruar me deklarata të ashpra, ku Shqipëria është cilësuar edhe si “shtet i së keqes” nga lideri suprem i Irani, Ajatollah Ali Khamenei.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.