Pas ambasadorit gjerman në Prishtinë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar ndaj lajmeve për të ashtuquajturën “non paper”, për të cilën po flitet në median kosovare, duke theksuar se “ajo nuk rrjedh nga pena e qeverisë gjermane”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin.

“Përkundrazi, ministri i Jashtëm Maas theksoi edhe një herë gjatë vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar se “e gjithë mbështetja jonë shkon në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, të moderuar nga BE, nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak.

Qëllimi i këtij dialogu për normalizimin është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse që kontribuon në stabilitetin rajonal, përfshin njohjen reciproke dhe kështu u mundëson të dy vendeve një perspektivë reale të BE dhe anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratë.

Ju pëlqen!

Ky është “non-paper”-i i dytë që hidhet në qarkullim në prag të vazhdimit të bisedimeve për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Disa javë më parë një tjetër dokument , për të cilin flitej se ishte propozim i Sllovenisë qarkulloi në media dhe u bë shkak për indinjata të mëdha pasi aty propozohej ndryshimi i kufijve në rajon.Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në rajon, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, e kishte hedhur poshtë përfundimisht këtë ide.

Lexo po ashtu:  Kufijtë janë të mbyllur por jo për riatdhesimet! 110 shqiptarë rikthehen nga Franca. Policia apel: Mos aplikoni për azil

Ndërkohë, pas zgjedhjeve në Kosovë, Brukseli sërish po përpiqet të riaktivizojë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,në Bruksel ishte sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të enjten Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat e tij do do të kenë një debat me komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian. /DW/

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!