Deli Balidemaj, deputet në parlamentin e Bavarisë së epërme, ka reaguar ndaj përdorimit të emërimit sllav, nga gazeta “Bota Sot”, për fshatin shqiptar, Martinaj.

Ja ragimi i deputetit në parlamentin e Bavarisë së epërme ndaj gazetës Bota sot:
“Në shërbim të kujt është ky far shqipfolës F. B. i gazetës pa Redaktor, Bota Sot, ngase po të kishte një të tillë nuk do lejohej ky Turp. Ti me inicialet F. B. njëri i paedukatë se analfabet po se po. Martinaj jo Martinoviq, siq e shënon ti, është fshati im i lindjes në të cilin këto 100 vitet e fundit ka pasur vetëm një familje malazeze, të tjerët janë shqiptar të lënë mbas dore nga të njëjtit e sojit tënd qe udhëheqin shtetet Shqiptare.
I bëj thirrje përgjegjësve të gazetës Bota Sot të kërkojnë falje për këtë pafytyrësi dhe fyerje ndaj bashkëfshatarëve të mijë, të cilët po mundohet të ruajnë dhe mbrojnë identitetin Shqiptar. Fshatin shqiptar mos e serbizoni, ai quhet Martinaj e jo Martinoviq!

Me respekt Deli Balidemaj Deputet në parlamentin e Bavarisë së epërme.”
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]