Veprimtari i njohur i ceshtjes kombëtare, Ibrahim Kelmendi, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së vëllaut të tij, Qerim Kelmendi.

Ai përmes një statusi në ‘Facbook’, ka shkruar “Festoni rugovistë ‘pacifistë’

Postimi i plotë:

“Festoni rugovistë ‘pacifistë’… Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi në Facebook.
Më tutje në një reagim ndaj një komentuesi Kelmendi shkruan: “Festo, tonen e kemi realizuar – Serbia jashte Kosove! Pushka top ju befte, qelbesira rugoviste!”

Vrasja e Qerim Kelmendit ka ndodhur në mesnatë. Ai është gjetur i djegur në veturë.

Po ashtu kanë filluar reagimet e para në profilin e tashmë të ndjerit, Qerim Kelmendit.