Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar partitë destruktive opozitare, të cilat nuk po presin 100 ditëshin për të vlerësuar punën e Qeverisë, përcjell MekuliPress.com

Ai ka kujtuar se udhëheqësit e deritanishëm gjatë dy dekadave me radhë, e kanë shkatërruar Kosovën përmes hajnisë, krimit dhe mashtrimit.

“Këta po flliqen ndër veti, se gruni i korrun n’arat tona, do t’i kthehet prapë tokës, e këta fillikat do t’mbesin me bykun”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook, pa ndërhyrje:

Erë muer dynjaja bre!

E di se nuk mund t’prisni as dy dhjetë ditësh, as dy muej, as 100 ditë, as dy vite!

S’prisni, se vetëm Ju e dini, n’cilin kat të ferrit e keni zbritë Kosovën për dy dekada e cili vinç e nxjerrë mbi dhe!

Cilat janë plagët që kurrë s’ia përthatë, e cilat janë degët që ia pretë me i mbjellë në bashqiet tueja!

Vetëm ju i dini rrugët e dredhueme, të cilat të çojnë të hajnia e krimi, e sytë ju verbohen kur e shihni tjetrin tue ecë rrugëve të drejta!

Nuk bahet e mirë Kosova, me ata që vinë mbas jush! Këtu pajtohem plotësisht me juve!

E dini pse?

Se ju i trasuet rrugët e mjerimit që n’vitin e parë t’lirisë.

Ishit projektuesit e kanaleve t’ujemeve, t’përqindjeve, t’mitos, tendereve, e t’lakmisë që ende iu vezullon n’sytë tuej t’çkyem!

Dhe s’duroni as dy dhjetë ditësha, as dy pesëdhetë ditësha, as dy treqindshe, se ato s’barazpeshohen me dy dekadat tueja t’ngulfatjes!

I dini mirë, sa thellë janë shkua rrajët e krimit, të djallëzisë e mashtrimit, andaj çdo mbramje, si papagajt përserisni fjalët: Këta s’dinë, këta s’kanë përvojë n’udhëheqje!

Thua se ju, n’luftë e mësuet edhe politikën, për t’qenë t’pushtetshmit e përjetshëm!

Sa mjerim prodhon truni i unët i shqiptarit!

E dinë e dinë, se çelsin e t’mirës e kan humbë tue kalue bjeshkëve, e shtrigat e natës, n’qafë ua kan vjerrë lugën e hajnisë, t’rrenës e t’mashtrimit!

Ajo kurrë s’t’len unët, veç edhe barkun, kurrë s’ta nginë.

Këta s’dinë politikë thonë, e njisoj si para nji viti, kanë fillu mu korbzu. Do t’bahen ugurzi veç me u kthye prap n’çerdhet e shkretnueme maje lisash!

Jo!

S’asht kështu si thashë! Asht diçka tjetër!

Kanë nisë me fry ernat, e ernat e hjedhin edhe ranën buzë detit!

Këta po flliqen ndër veti, se gruni i korrun n’arat tona, do t’i kthehet prapë tokës, e këta fillikat do t’mbesin me bykun!

Këtu asht droja prej “mos dijes” se atyne që erdhën me e hjedhë tershanën, grunin e elbin!

O ju njoh… me bie ndermend poezia e Esad Mekulit, por katundi m’ka qëllua i vogël e s’po kam ku me iu çu!

Grushtat i keni mbushë m… e ka nisë me shpërthye mes gishtash e erë muer dynjaja bre!

Tash fola, e s’po i bie pishman!

Dardani, 19.04.2021