Ambasada amerikane pas votimit në Kuvend të Kosovës të mocionit që i hap rrugë zgjedhjeve të reja, ka reaguar duke thënë se Kosova në këtë moment ka një hap të rëndësishëm para vetës, atë të krijimit të një qeverie të re.

Nga Ambasada Amerikane në Kosovë, kanë shkruar se duhet kandidatët duhet në fushatë të ofrojnë ide të reja për bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomonik. Kjo në mënyrë që të mos humbet kohë për ndërtimin e një themeli për të ardhmen.

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen”, shkruhet në reagim. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...