Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se, edhe Ilire Vinca, aktorja nga Kosova është pro ndërtimit të teatrit të ri. Kurse, aktorja nga Kosova Ilire Vinca, përmes një komenti ka shfaqur mospajtimin e saj, duke mohuar të ketë thënë një gjë të tillë rreth cështjes së teatrit.

Postimi i plotë i Edi Ramës

“Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar
ILIRE VINCA :
Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”

Ju pëlqen!


“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, shprehet përmes komentit Ilire Vinca. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.