Dashurinë për Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet e protagonisteve që zbresin në fushën e lojes, apo atyre që sot mund të kenë marrë përgjegjësi për të administruar me ekipin.
Këtë dashuri e kemi dëshmuar edhe shumë herë të tjera duke mos rreshtur për asnjë moment së përkrahuri ekipin kombëtar.
Ne do ta përkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për të fituar, por edhe nuk do rrijmë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari, ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës së fanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve.
E pafalshme!!!

S’ka rëndësi rezultati ka rëndësi transformimi nga një ekip i mirë para 96 orëve në Minsk, në një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë.
Aspak profesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, që vetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen të fshihen pas fatit.
Merrni përgjegjësinë, pasi ne #nukharrojme

Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet e shenjtë!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.