Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar për mos lejimin e harmonizimit të rezolutës për mbrojtjen e vlerave të luftës, e cila u votua sot në Kuvend.

Propozim-rezoluta “Për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës”, e propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi u miratua, por jo edhe me votat e deputetëve të LVV-së.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka thënë se është e pakuptimtë kundërshtimi për harmonizim të rezolutës.

Ju pëlqen!

Ajo ka kërkuar përgjigje pse nuk janë lejuar edhe opinionet tjera të përfshihen në rezolutë.

Bogujevci gjatë seancës ka shprehur indinjatën e saj me mospajtimin e propozueses së kësaj rezolute që të mos harmonizojnë atë.

“Kush e ka pru luftën e UÇK-së në këtë gjendje që na duhet me mbrojt, hajdeni folni?. Duhet me ju ardh marre! Nëse tani me të vërtetë pa asnjë prapavijë doni me qu këtë çështje përpara hajdeni të ulemi e të bëjmë harmonizimin”, ka thënë Bogujevci.

Edhe deputeti tjetër nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se ka pasur një mohim të iniciuesit që ta refuzojë kërkesën e kësaj partie për harmonizim. “Në tekstin e asaj rezolute, që erdhi shpejt, nuk e dija se çfarë po votoj, kishte gabime”, ka deklaruar Abrashi në Info Magazine në Klan Kosova.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.