Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të hënë në ish-Kënetë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Ai ka takuar nga afër disa banorë, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se hotelet ku i kanë caktuar janë shumë larg nga banesat e tyre.

Me frikën se banesat e tyre mund të vidhen ato kërkojnë që t’u vendosen çadra pranë shtëpisë, por kreu i qeverisë ka treguar se një gjë e tillë kurrsesi nuk do të bëhen.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Banori: Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg.

Rama: Është larg, po në botën tjetër është afër?

Rama i ka theksuar ministrit Bledi Çuçi, i cili është drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, se të gjithë duhen çuar në hotel. “Çoji të gjithë në hotel. Le të bojnë sa të bëjnë, s’dua asnjë kursim”, teksa theksoi se të gjitha banesat do të ndërtohen, por u ka kërkuar banorëve që të bëjnë durim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...