Reagim në MINI-SHENGENIN e mini “trojkës”!

AKTUALISHT SHQIPERIA LONDINEZE NUK KUFIZOHET NË AS NJË PJESË TË KUFIRIT TË VET ME SERBINË,
ANDAJ AJO S´KA KUFI QE MUND TË HAP ME SERBINË!

Para 20 viteve, në pranverën e vitit 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës me operacionin „SHIGJETA“ i dha fund pushtimit t% Kosovës nga Jugosllavia. Brigadat e këmbësorisë shqiptare e filluan betejën përfundimtare frontale me ushtrinë jugosllave duke i dëbuar nga pozicionet armatën e shpartalluar serbe, me mbështetje edhe nga Forcat ajrore të disa vendeve të NATO-s.

Ju pëlqen!

Pas një disfate të rend në të gjitha vijat e frontit ushtria serbe u thye dhe u tërhoqe me shpejtësi të rrufeshme qafëthyerëse nga Kosova.

UÇK-ja me forcën e armëve të prodhuara në Shqipërinë e kohës të Enver Hoxhës, të cilat u financuan me paratë e klasës punëtore shqiptare e të patrioteve tjerë që punonin në mërgim dhe me gjakun e dëshmorëve të vet, përfundimisht e thyen Kufirin e Serbisë ë 1913 mes Kosovës e Shqipërisë dhe hynë në brendësi të Kosovës si çlirimtar ngathnimtar!

Me 11 Qershor 1999 Brigada 153 e përkrahur edhe nga Brigada 152 e UÇK-ës të Nën-zonës se Gallakut, nën komandën Komandantit Adem Shehu, që veproni si pjesë integrale e Zonës Operative të LLapit e çliruan Kryeqytetin e Republike së Kosovës Prishtinën dhe nga institucionet hedhen për toke Flamurin e Jugosllavisë dhe në vend të tij, përgjithmonë e ngritën Flamurin Kombëtar të Skënderbeut, nën prirjen e të cilit u zhvilluan tëra luftërat çlirimtare, prej kohës se Kuvendit të Lezhës e deri te Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit të 1878 dhe që nga 1912 e deri me sot.

SHQIPERIA LONDINEZE DO TË KUFIZOHET ME SERBINË VETËM KUR TË BASHKOHET ME KOSOVËN BRUKSELIANE!

Të nesërmen me 12 Qershor 1999 si pas Marrëveshjes të G – 6 (ku bëjnë pjesë Franca, Rusia, Italia, Gjermania, Anglia dhe SHBA – qe pastaj e krijuan KFOR-in) dhe të Konferencës së Rambujesë te 1999 ndodhi Invazioni Ushtarak i KFOR-it ne veri nga Ushtria e Rusisë dhe nga jugu nga Ushtritë e NATO-s.

Ato erdhën në emër të Misionit Paqësor për t´u vendosur mes palëve ndërluftuese, por në teren ato nuk u dislokuan në kufirin mes Kosovës e Serbisë, por dislokimi i tyre ndodhi brenda tërë territorit të Kosovës, dhe menjëherë filloi çarmatosja e UÇK-ës dhe më vonë ndodhi edhe shkatërrimi i armatimit të UÇK-ës .

Për befasinë e shqiptarëve KFOR-i e riktheu edhe Kufirin e Serbisë te 1913 mes Kosovës e Shqipërisë, ku u vuri postoblloqet e veta të kontrollit.

Brenda një kohe të shkurtër në Republikën e Kosovës u vendos edhe Administrata Diktatoriale e UNMIK-ut me shtyllat e Gjyqësisë, të Policisë, të Administrimit Ekonomik e Politik etj. si një sundim i huaj kolonial në vendin ton dhe pas tyre u dislokuan përfaqësitë e BE-së, OSBE-së, Përfaqësitë Diplomatike të shteteve anëtare të e G – 6 si dhe qendrat e shërbimeve të tyre të (spiunazhit) informative etj.

Përgjithësisht këto formacione civile, policore e ushtarake u sjellën me Republikën Shqiptare të Kosovës Qendrore, sikur shqiptaret të kishin kryer “agresion” dhe sikur Jugosllavia të ishte “viktimë” e jona e jo anasjelltas!

Pranë gjitha këtyre masave Republika Shqiptare e Kosovës që përfshinte tëra viset etnike dhe tëra pjese e Popullit Shqiptar nën sundimin kolonial të Republikave jugosllave të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi tani u nda në 4 shtete, sepse krahina të tëra mbeten nën sundimin e këtyre Republikave jugosllave të lartpërmendura!

Duke pas parasysh Çamërinë Shqiptare nën sundimin kolonial grek dhe Shqipërinë londineze, në vitin 1999 Kombi dhe Atdheu i ynë u nda ne 6 shtete!

Ky ishte fillimi i procesit të demolimit të idese të kombit dhe të shtetit unik shqiptar në Gadishullin Ilirik!

Epiqendra e kësaj ndarje ishte Brukseli zyrtar si Seli e lartë e Perandorisë Globaliste Imperiale e Bashkimit Europian, që siç e dëshmoi koha ishte pas tëra këtyre veprimeve!

TRADHTIA E PËRBASHKËT GRUPIT TË KONTAKTIT DHE GNS NË KONFEERENCËN E RAMBUJESËË 1999!

Kur mbas 3 viteve pas Konferencës së Rambujesë të 1999 nuk u mbajt premtimi mbi mbajtjen e Referendumit për Vetëvendosje në Republikën e Kosovës doli në shesh Tradhtia e përbashkët Ndërkombëtare e kësaj Konference dhe e Grupit VENDOR për Negociata me Serbinë krye me Ibrahim Rugovën qëllimi të cilës kishte qenë arritja e demobilizimit dhe e çarmatosje se UÇK-ës me mashtrime e me tradhti!

E terë kjo u kurorëzua me Aneksimin e Republikës Shqiptare të Kosovës dhe të ndarjes së Vendit dhe të Popullit ton në 6 shtete për të e pamundësuar çlirimin bashkimin e Kombit e të Atdheut ton brenda një shteti!

Brukseli u mundua që këtë anekstim kolonial të mbulon me shpalljen formale të pavarësisë të Kosovës Qendrore (ish KSA e Kosovës) nga Beogradi dhe varësinë saj nga Brukseli, duke e kamuflua këtë me një Vetëqeverisje Autonome Substanciale Lokale, por nën diktanin e Brukselit i cili i sponsoroi për Kosovën Qendrore Kushtetutën, Ligjet Diskriminuese, Himnin, Emblemen e Flamurin kolonial të Ahtisarit me kufijtë e ish KSA e Kosovës të vendosur nga Beogradi në 1945 si edhe shpalljen e Kosovës Qendrore si një Vend “multietnik” ku shqiptaret me nuk njihen me status ndërkombëtar as si “pakice nacionale”, por si një ndër “komunitetet” që banojnë në Kosovë me tendencë për falsifikimin e identitetit nacional shqiptar të Kosovës dhe të popullit shqiptar në “komb kosovar,” me qellim që shqiptaret të sh´pronësohen nga territori i vet etnik! Si kulm i kesaj u vendos VETOJA e kolonisë së çetnikve serb qe Kosoves ata tio diktojn me veton e vet se çka dihet te ndodh e çka jo ne Kosovë!

Por, dihet fare mirë se Populli Shqiptar as nuk i kas njohu, as nuk i njeh dhe as nuk ka për ti njohur kurrë kufijtë “Ndërkombëtare” brenda territorit te vet kombëtar. Andaj mos të ëndërrojnë kot askushë Bruksel e gjetiu se munden me na shpërla trurin me flamurin e shëmtuar të Ahtisarit! Identitetin nacinal shqiptarë Kosovës nuk mundet me e falsifikua askush!

E terë politika e Brukselit vepron në restaurimin e ish Jugosllavisë dhe te rikthimit te fuqisë se Beogradit si qendër e vendosjes ballkanike në të kaluarën, sepse Fuqitë e Vjetra të Evropës dhe Rusia nuk po munden me u pajtua që të dështon projekti i tyre i Versajës – e quajtur Jugosllavia, që nga ata u formua si burg kolektiv i këtyre popujve të Ballkanit në 1918!

Disa vite mbas 1999 ata provuan me kthye Serbinë në Kosove duke shty shpalljen e pavarësie se saj deri me 17 shkurt 2008! Nga atëherë kurrë nuk u ndalen përpjekjet e Brukselit që me maska të “bashkëpunimit rajonal” te “Evropës Juglindore” apo të “Ballkanit Perëndimor” te e arrijnë restaurimin e Jugosllavisë së vjetër të dështuar! Kur këto tentativa dështuan tani restaurimin e Jugosllavisë së vjetër të dështuar po provohet me “MINISHENGENIN” e mini “trojkës”!

Autorë:

Kushtrim Janina dhe
Abdullah Prapashtica

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!