Bilall Syla, ish komandanti i D.T. Nr.2 në Operacionin Shigjeta

Reagim ndaj shkrimit të Dritan Goxhajt „Miënjohje e vonuar për një oficer holandez“

Pasiqë e lexova këtë shkrim tek Mekulipress, edhe përkundër rrespektit  që kam për Dilaver Goxhaj me djalin e tij, Dritanin, dhe duke pasur parasyshë kontributin e tyre në luftën e UCK-së, më duhet patjetër të reagoi ndaj këtij shkrimi, pasiqë edhe vetë kam qenë komandant i Drejtimit Taktik Nr. 2 në Operacionin Shigjeta. E them me përgjegjësi të plotë morale dhe ushtarake se ky shkrim është komplet i trilluam dhe s’ka të bëjë aspak me realitetin e luftës  në Pashtrik që u zhvillua nga 26. Maji 1999 deri në përfundim të luftës në Kosovë!

Ju pëlqen!

Si është e mundur, pa aspak logjike që ende pa filluar “Operacioni Shigjeta” forcat serbe të paskan arritur të depertojnë në teritorin e Shqipërisë 3-4 km, dhe sipas autorit: „Luftohej për marrjen e apareleve të fortifikuar të artilerisë mbi fshatin Cahan, në drejtim të malit Pashtrik, territor 3-4 km në brendësi të territorit shqiptar.“!

Operacioni Shigjeta fillon me 26 Maj ne oren 4 te mengjesit me pregaditjen artilerike te sulmit ndaj forcave serbe ne Gorozhup, Planej dhe pozitave tjera te armikut ne bjeshken e Pashtrikut!

Ne drejtim te Gorozhupit sulmojn TF-2, me komandant Fazli Berisha dhe TF-3, me komandant Ruzhdi Saramati!

Ne majen e Pashtrikut sulmojnë TF-0, me kom. Fadil Zejnullahu, Bataloni Atlantiku me komandant Hysni Syla, dhe pjesë te brig. 126 me komandant Safet Gashi!

Qysh me 26 maj forcat tona arritin befasinë e ploëe mbi armikun, dhe arrijnë ti marrin pozicionet me te rendsishme ne keto dy drejtime.

E ceki edhe njeher se nuke ka pase kurrfar „Aparele te artileris serbe“, ne keto drejtime qe ne se pari eshte dashur ti neutralizojm e sidomos jo ne territorin e Shqiperisë.

Potencimi i autorit se ne drejtimin  Gorozhup-Cahan, paska depertuar nje batalon i forcave serbe dhe se me propozimin e tij paska ardhe ky holandezi (Supermeni), me nje tog dhe e ka shpetuar UCK-në ne kete beteje eshte aq sa  qesharak, aq edhe i demshem per rolin, sakrificen dhe kontributin e njesive te UCK-së te kyqura ne keto luftime, por edhe ndaj kontributit te vete ushtrisë shqiptare te divizionit te Kuksit te komanduara nga gjeneral Kudusi Lame.

Uroj qe ne te ardhmen mos te kete keso manipulime me luften e lavdishme te UCK-së, dhe me gjakun e Dëshmorëve!

Me Respekt, ish komandanti i D.T. Nr.2 ne Operacionin Shigjeta

Bilall Syla

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.