Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka dënuar sot valën e vazhdueshme të sulmeve që synojnë gazetarët në veri të Kosovës.

Në një reagim të postuar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se “dënon sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës”.

Ambasada nënvizoi nevojën urgjente që mediat të kryejnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo frikësimi.

Ju pëlqen!

“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot. Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim”, – thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:  “Dua të shoh Shqipërinë të lumtur, ty dua të të shoh si jam unë dhe unë të bëhem si je ti”
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!