Edhe “Kuqezinjët e Jakovës” kanë reaguar lidhur me festivalin e birrës që do të mbahet në Korçë, njofton MekuliPress.

Edhe ky reagim i tyre vije pasi që në këtë festival është planifikuar që të performojë këngëtari serb, Goran Bregoviq.

Mes tjerash, tifogrupi nga Gjakova ka bërë thirrje që ky festival të anulohet.

Ju pëlqen!

Reagimi i plotë nga “Kuqezinjët e Jakovës” (pa ndërhyrje):

“Reagimi i parë dhe i fundit:

Ndaloni festivalin se më pas do detyrohet dikush të vijë në ‘festivalin’ tonë.

Për bes te Shqiptarit, festivali yne sdo jet i këndshëm pastaj.

Me gjith forcën, mbrojm sakrificen e UÇK kundër okupatorit serb, pas 22 viteve as pas 222 viteve as KURR nuk u lejohet të vijn të këndojn në trojat tona.

Trojet tona nuk mund ti bojkotojim,

Por PO, mund ti mbrojim nga kushdo

Shqipëria e Shqipëtarëve,

Kuqezinjët e Jakovës/Gjakovë/Shqipëri”.

Lexo po ashtu:  LSDM-BDI, me marrëveshje për formimin e qeverisë së re, NUK DO TË KETË KRYEMINISTËR SHQIPTAR
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!