Ndërdija e shekujve në robëri shkakton mentalitet robi!Instinkti i inferioritetit të bën të ndjehesh i ligsht.

Por njerëzit kurajoz e fshehin ,ose e tejkalojnë duke i shpallur luftë dhe duke e mposhtur këtë ndjenjë.
Një gjeneratë e tërë e popullit tonë ende përplitet me mosndjeshmërinë e të qenit i lirë.

Ai diku në thellësi ende është rob i shekujve të errët.Ai për një moment nuk e mban dot veten dhe i shfaq atributet e një njeriu pa kurriz të fortë shtetror,megjithëse nuk do të thotë se është i keq si njeri!

Edhe Avdullah Hoti ,është njëri nga kjo gjeneratë.Edhe ai gjatë takimit që pati me Vuçiqin tregoi se nuk e ka kurrizin e një personi që mban peshën e vendimeve të mëdha për një shtet.Ai mund të hiqet si i tillë përderisa Sebia thotë se nuk po negocion vetëm me Prishtinën.

Në vend se Hoti t’ia bënte të qartë Vuçiqit se ata ishin në Bruksel dhe se nuk kishte nevojë të flisnin serbisht,ai i zgërdhihej provokimit të ish-ministrit të Millosheviqit dhe e pranoi pretendimin dinak të Vuçiqit për gjeneratën e shqiptarëve të Kosovës të cilët ende nën lëkurë tërheqin zvarrë rolin e robit.

Se kishte patjetër Dulla t’i thonte Vuçiqit ,”razumem”,druzhe!

/Xhelil Arifi , Gjian