Në Fakultetin e Gazetarisë në Tiranë u prezantua raporti “Panorama e medias në Shqipëri”, i realizuar me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në vendin tonë. Ndër gjetjet kryesore të këtij studimi është se numri i mediave është i lartë duke marrë në konsideratë madhësinë e tregut; sa më e madhe është përvoja e përgjithshme e punës, aq më e ulët është shkalla e punës së vazhdueshme në një vend pune; pothuajse gjysma e profesionistëve të medias nuk janë diplomuar në Gazetari; rreth 40% e profesionistëve të medias deklarojnë se nuk ndihen të sigurtë; rreth 1 në 3 profesionistë të medias nuk do të këshillonin një individ për të ndjekur një karrierë në gazetari; 17% e të anketuarve deklarojnë se nuk kanë një kontratë pune; 1 në 10 të anketuar ende e marrin pagën në dorë; më shumë se gjysma e të gjithë profesionistëve të medias të intervistuar nuk mendojnë se paguhen sa duhet.

Mbi gjysma e të anketuarve u përgjigjën me PO kur u pyetën nëse kanë marrë ndonjëherë një urdhër nga pronari i mediave apo kryeredaktori për të bërë lajme apo intervista të porositura. Shumica e të anketuarve mendojnë se ka gazetarë që ushtrojnë praktika korruptive, marrin para’ ose përfitime të tjera për të bërë një kronikë të caktuar; rreth 35% e të anketuarve deklarojnë se ka ndodhur që një lajm për të cilin kanë punuar është fshirë fare.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!