Diskussionsforum Ÿber Chancen und Risiken von Mikrokrediten am 2. MŠrz 2011 im Haus der Evangelischen Kirche in Bonn. Bild: Rupert Neudeck, Autor und GrŸnder des Not-€rzte-Komitees Cap Anamur, Vorsitzender der GrŸnhelme e.V.
 

Njëri ndër miqtë më të mëdhenj të popullit të Kosovës, Rupert Neudeck, i cili vdiq para disa vjetëve, pas publikimit të raportit të Dick Martyt kishte reaguar ndaj raportit të tij. Në një intervistë për mediat në Kosovë, Neudeck kishte thënë se pas publikimit të raportit të Dick Martyt, të gjithë duhet të tregojnë historinë tjetër të Kosovës.

“Raporti i Dick Martyt dëshiron që neve që jetojmë në Evropë të na japë një pamje që të gjithë shqiptarët janë kriminelë”, kishte thënë Neudeck. Ai kishte thënë se është shumë pikëlluese që Kosova dhe populli i saj marrin epitete që nuk i meritojnë, meqë është populli më solidar që ai ka njohur. “Por, ky raport na jep neve një pamje të gabuar për Kosovën që shqiptarët i paraqet si kontrabandues të organeve dhe si kriminelë. Dhe për këtë jam shumë i pikëlluar, sepse Kosova nuk e ka merituar këtë epitet”, kishte thënë Neudeck. Rupert Neudeck për shumë vjet kishte udhëhequr organizatën gjermane “Cap Anamur”.

Kjo organizatë kishte ndihmuar në rindërtimin e shtëpive në Kosovë. Deri në vdekje Neudeck ishte drejtues i organizatës humanitare “Grune Helme”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!