Ralf Rangnick është mërzitur mjaft nga zërat për një marrëveshje tashmë të mbyllur me Milanin.

62-vjeçari, aktualisht përgjegjës për zhvillimin sportiv dhe futbollit të grupit Red Bull, do të bëhet trajneri i ri dhe drejtori teknik i klubit AC Milan nga sezoni i ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Por, në një pyetje specifike që Sport1 (media gjermane) ia bëri atij për një marrëveshje tashmë të mbyllur me Milanin, Rangnick u përgjigj me një ‘jo’ të mprehtë.

Sidoqoftë, edhe për Sport1 nuk ka më dyshime: në gusht Rangnick do t’i thotë lamtumirën projektit Red Bull për të kaluar te Rossonerët.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!