Ndonëse Kushtetuta e Kosovës është e qartë lidhur me formimin e qeverisë dhe resorëve që u takojnë komuniteteve jo-shumicë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti nuk do të pranojë që në qeveri të jetë ndonjë një person, i cili në vend se të mbrojë interesat e Kosovës do të mbrojë interesat e Serbisë”, ka thënë Tahiri në një emision në gjuhën serbe në RTK2

Tahiri është i bindur se Lista Serbe nuk do të ketë ndonjë ministër në qeverinë e Kosovës, nëse Albin Kurti bëhet kryeministër, për faktin se “kryeministri i propozon në qeveri këdo që përfaqëson interesat e komunitetit, në përputhje me politikën që ndjek qeveria, e jo kundër saj”.

Duke folur për mundësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Albin Kurti bëhet kryeministër, Tahiri thotë se lideri i Vetëvendosjes do të kërkojë bisedime mbi  bazën e të barabartëve.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Tema e Kosovës nuk do të jetë në tryezë, por marrëdhëniet ndërshtetërore. Do të shohim se si do të funksionojë kjo dhe nëse pala serbe do të pajtohet. Sidoqoftë, askush nuk mund ta kontestojë këtë të drejtë, sepse në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, ai përfaqëson Kosovën”, tha Tahiri

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...