Shpresat e Real Madrid dhe Sergio Ramos duket se janë rritur pas triumfit ndaj Atletico Madrid.

Në derbin lokal të Madridit, sot skuadra mbretërore ka shënuat fitore 1:3, në udhëtimin në “Ëanda Metropolitano”.

Kjo fitore e madhe duket se ka kthyer besimin në kampin e ‘Los Blancos’. Së fundmi, Sergio Ramos ka thënë se beson thellësisht se skuadra e tij mund ta zë në renditje skuadrën e Barcelonës.

“Liga akoma është e kontestueshme. Ka shumë pikë në lojë dhe secila skuadër mund të komplikojë gjërat sikur kanë bërë në raundin e parë të ndeshjeve” ka thënë Ramos për “beIN Sports”.

“Ne kemi shpresën dhe do të luftojmë për ligën dhe t’i bëjmë gjërat më të vështira për Barcelonën edhe pse ata kanë një diferencë të konsiderueshme” ka thënë tutje kapiteni i ‘Los Blancos’.

Momentalisht, Real Madrid është pesë pikë mbrapa Barcelonës. Skuadra katalane ka një ndeshje më pak, të cilën e zhvillon nesër.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur