Sergio Ramos është gati për Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Los Blancos u dëmtuar në humbjen befasuese të Real Madridit në shtëpi nga Cadiz, sfidë që e fituan mysafirët me rezultat minimal, 0-1. 33-vjeçari mori një goditje në gjurin e majtë dhe fillimisht u mendua se mund të jetë diçka më serioze.

Por, Ramos është stërvitur normalisht me ekipin gjatë ditës së hëne dhe do të stërvitet edhe të martën, para ndeshjes me Shakhtarin të mërkurën.

Ai është gati për lojë. Ramos i duhet shumë në këto momente Zinedine Zidane që po kritikohet për atë humbje të turpshme në Alfredo Di Stefano dhe për lojën aspak të mirë të skuadrës.

Lexo po ashtu:  Ndeshja e famshme në Prishtinë që mobilizoi shqiptarët, për të cilën u fol shumë në ish Jugosllavi!
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!