Rrugës për në Bruksel, kryeministri Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale. Ai thotë se nuk është as pesimist, por as optimist për çeljen e negociatave.  Por për Ramën një gjë është e sigurt, se Shqipëria në këtë proces sot ka mbështetjen më të madhe se kurrë.

“Qëndrimi i Presidentit Macron dhe Francës nuk përkon me të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as pesimist dhe as optimist por po bëhet maksimumi”, tha Rama.


Kreu i qeverisë shqiptare së bashku me kryeministrin Zaev, janë nisur drejt Brukselit  për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresiste të BE-së,  në një format të krijuar nga partia socialiste evropiane, për të pasur sa më shumë aleatë për vendimin e 18 tetorit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!