Foto e përqafimit të Edi Ramës dhe Albin Kurtit pati nevojë për një sqarim nga Vetëvendosje e Tiranës. Ndryshe nga ç’duket në pamjen (lart), Boiken Abazi i VV rrëzoi dukjen e përqafimit vëllazëror mes Ramës dhe Kurtit dhe dha një interpretim tjetër. Sipas tij Rama ngjan me shumë me një boksier që peshohet për t’u shplodhur pak te kundërshtari, para se ta grushtojë atë sërisht.

“Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar” shkruajti Abazi që përmend sulmin që Kryeministri i Shqipërisë i bëri atij të Kosovës në intervistën për Euronews Belgrade.

Në intervistën që u transmetua në Beograd, Rama foli hapur për padinë për gjenocid që pala kosovare po tenton të ngrejë kundër Serbisë. Mund ta kishte shmangur, mund të kishte qëndruar neutral apo mund ta kishte mbrojtur padinë për gjenocid, por bëri të kundërtën.

E sulmoi atë si të pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, kur tha: “Ne nuk jemi vetëm në botë. Ne kemi partnerë, aleatë. Vetëm Kosova është një realitet i ri, i cili është rezultat i përpjekjeve të mëdha brenda dhe jashtë Kosovës. Këto ide dhe vendime të shkëlqyera nuk duhet të merren vetëm sepse dikush mendon kështu ose thjesht sepse ne mendojmë kështu, por duhet të bëhen në një rrugë të qartë konsultimi dhe dëgjimi të asaj që partnerët dhe aleatët tanë kanë për të thënë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar dikë që e mbështet atë ide”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.