Me 18 tetor vendi do të marrë përgjigjen zyrtarë në lidhje me integrimin e vendit në BE. Ndërsa sot ministrat e BE-së po diskutojnë në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama në lidhje me këtë temë, me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, tha se cilido që të jetë vendimi i Këshillit Evropian, dielli për vendin do të lindë sërish, dhe përpjekja e qeverisë do të vijojë edhe më tej.

“Bundestagu i tha po Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë në këtë rrugëtim të vështirë. Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”, deklaroi Rama

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!