Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur me shumë siguri për fitoren e zgjedhjeve lokale të viti 2023. Por kryeministri nuk u ndal vetëm te këto zgjedhje. Përballë opozitës në Kuvend, Rama theksoi se nuk do t’i lërë të fitojnë deri në vitin 2029.

Rama: Ne do vazhdojmë t’iu mundim juve sepse nuk mund ta lëmë biznesin e vogël në dorën tuaj. Nuk iu lëmë asnjë arsye dhe asnjë shteg që deri në vitin 2029 të vini në vendin tonë. Ndërkohë që ne jemi këtu në këtë vend duke vazhduar të mbështesim biznesin e vogël, jo vetëm duke mos i vendosur taksa dhe duke mos i rritur TVSH-në, por duke i paguar faturën e energjisë elektrike.

Bazuar në këshillimin kombëtar ku morën pjesë mbi 500 mijë shqiptarë kemi vendosur të rrisim shumë fort penalitete për biznesin e madh. ne ndryshe nga çfarë na pikturoni ju jemi në anën e biznesit të vogël dhe të njerëzve të zakonshëm. Ne jemi ata që vazhdojmë të konfiskojmë metrat e babëzisë të atyre që i quajmë oligarkë. Do t’i rrisim penalitetet për biznesin e madh për t’i thënë rri në vendin tënd.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!