Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp ka komentuar refuzimin e çeljes së negociatave më Bashkimin Europian. Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, por iu shtuan bishta me çështjen e azilantëve.

Rama shtoi se Shqipëria do të vazhdojë reformat e nisura.

Liderët e Bashkimit të sotëm Evropian që nga Presidenti i Këshillit, tek komisioneri për Zgjerimin e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është rezultat i mos arritjes së konsensusit nga vendet anëtare për arsyet e tyre dhe natyrisht pastaj, është e tepër kur i shtojmë bishta kësaj që është thelbësore jo po azilantët, jo po kjo, jo po ajo.

Thelbi është ky, jo ne dhe Maqedonia e Veriut por cilido nga vendet që janë në BE të kishte pritur konsensus nuk do ta kishte marrë. Kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave por asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta.

Natyrisht, kemi bërë një reformë në drejtësi, e cila nuk u është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE.