Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin serb Alexandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Kryeministri Rama do të pritet fillimisht nga Vuçiç e më pas do të ketë edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev. Ky takim vjen fiks pas zgjedhjeve në Kosovë, ku pritet të vijë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me kryetar Albin Kurtin, “armik” i përbetuar i idesë së shkëmbimit të territoreve.

Ndërkohë, të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...