Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për Business Insider Polonia ku flet për pandeminë dhe paralajmëron masat kundër rrezikut të COVID-19. Rama nuk ka pasur shumë për të thënë për polakët, megjithatë ka shfrytëzuar rastin t’u japë këshilla se duhet të mbajnë maskën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Bllokimi i dytë do të na vrasë. Prandaj, ne kemi futur kufizime shtesë. Duhet të mbajmë maska dhe të mbrojmë veten dhe të tjerët jo vetëm brenda por edhe jashtë. E kuptoj që ju keni një problem të ngjashëm në Poloni” – thotë Edi Rama për median polake, e cila shkruajnë se shqiptarët po i rezistojnë këshillave për t’u mbrojtur nga virusi, duke qenë se gazetari ka parë në rrugë njerëz që lëvizin pa maska.

“Ne duhet të luftojmë rrezikun e një vale tjetër të intensifikuar të koronavirusit. Unë e di që shoqëria shqiptare dhe polake do të mbijetojnë dhe do të dalin më të forta nga kjo krizë” shprehet Rama në fund të intervistës për median e huaj.

Lexo po ashtu:  Mali i Zi nuk i lejon serbët të hyjnë në shtetin e tyre - Shkak, pandemia
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!