Kryeministri Edi Rama tha për mediat se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, por me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.

“Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll”, në Bruksel është vetëm simfoni”, tha Rama.

“Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre”.

Ju pëlqen!

Kryeministri nuk i kurseu batutat me gazetarët kur foli për motin – “Deri dje kishim një mot këtu si në BE. Por sot iu sollëm diellin, shpresoj ta vlerësoni” – dhe për verën – “Shpresoj që të mos e pini të gjithë verën që iu dhamë në mëngjes, sepse është shumë efikase”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!