Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kanë mbërritur në vend 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik.Rama shprehet se ritmet e vaksinimit do vijojnë të rriten dhe objektivi për gjysmë milion të vaksinuar do të arrihet në pjesën e parë të muajit Maj.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK.

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Lexo po ashtu:  Berlini zyrtar: Vendimi i SHBA për tërheqjen e trupave, i papranueshëm
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!