NDRIJNË TRE YJE NË BALLKAN

Ndrijnë tre yje në Ballkan
Ndrijnë vetë e ndrijë dynjanë,
Zaevi, Vuçiç e Ramë
Që të tre burra me famë.

Politikanë të dëgjuar
Nami i tyre larg ka shkuar
Gjer edhe tek gratë e tyre
Kur shihen para pasqyre !

Ju pëlqen!

U mblodhën në Shkup rezilët,
Kopili dhe dy debilët
Kapardisur hanedan:
Krijuan “Open Ballkan”.

Kopili serb buzëqeshi
Se të dyve paq ua ngjeshi,
Me mburrje, lajka, dredhi
I çoi ku deshi ai.

Të zgjasë kthetrat, të fusë thonjtë,
Që nesër t’na mbathë patkonjtë
E mbi ne të rrijë shaluar
Siç kanë shkruar e nënshkruar.

Po me Kurtin janë në hall
Se po na i sjell vërdallë.
Zgjedhën serbe s’e pranon
Lirinë e Kosovës mbron.

Rama fort na është mërzitur,
Albini e ka koritur.
Një koke siç është Edvini
T’ia kthejë fjalën Albini ?

Ende luftën s’e harron ?
Përdhunimet i kujton,
Përditë kujton të vrarët ?
Këtë e bëjnë veç të marrët !

Të harrojmë ç’është bërë !
Sot si vëllezër të tërë
Të ringremë Jugosllavinë,
Që të sjellim begatinë.

Po mendohu, Albin trimi
Se ekziston dhe rrethimi,
Po të rrethuam në mes,
Të kemi futur në thes.

S’lëviz dot, s’ke nga të shkosh,
Serbin zot do ta pranosh,
Kur të mbetesh i bllokuar,
Ç’do bësh ? Ke për t’u penduar!

Kthehu prapë tek ke qënë,
Në se mendja s’të ka lënë,
Se, ta dish, or tungjat jeta,
Ka dhe tanke e raketa…

Edhe Rusia është gati,
Po pret që të vijë sahati,
Botën serbosllave, mik,
Do ngrejmë në Adriatik.

Erdhi ditë e ëndrrës sonë
Në Adriatik e Jon,
Zotër do të jemi ne,
Zotër edhe në Mesdhe.

Botë e re , Ballkan i ri
Nuk do të ketë hasmëri
Kosova – shpirti Serbisë
Siç ka qënë gjithë historisë .*

Bota serbe që do vijë
Përditë e më shumë do ndrijë,
Tyt , Bruksel, mos t’i shoh sytë,
Open Balkan s’ka të dytë !

* Historia flet vetëm për krime, masakra dhe genocid serb mbi shqiptarët dhe grabitje të trojeve tona. Numri i shqiptarëve të masakruar, të vrarë e të dëbuar është dhjetra mijë . Genocidi serb është politikë standarte e Serbisë në vijimësi për të pushtuar krejt trojet tona e për të siguruar dalje në Adriatik e Mesdhe.

/Shkruar nga Tomorr Celibashi/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.