Ka disa ditë që opinioni publik zien nga përgjimet e Antimafias, e cila ka regjistruar mafiozët italianë teksa bisedojnë për kullat në Tiranë, konçensione dhe tenderat e qeverisë shqiptare, si një shans i mirë për të investuar dhe pastruar paratë në Shqipëri nëpërmjet korrupsionit.

Në përgjime planifikohen takime me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa përmendet ryshfeti prej 20%, aty flitet për një prej sekserëve shqiptarë, që është i gatshëm t’u hapë dyert e shtetit shqiptar mafiozëve, duke u prezantuar si njeri i afërt i Veliajt dhe i Ramës.

Veliaj i ka quajtur “çudira” përgjimet e Antimafias italiane, por kryeministri Rama nuk është nxituar për të dalë me një qëndrim. Kryeministri nuk i ka zhvlerësuar akuzat, siç bëri dikur me përgjimet e Bild, të cilat i quajti një “sallatë fjalësh”, por as nuk ka shprehur dyshime tek Erion Veliaj, siç bëri me Saimir Tahirin, për të cilin la të hapur mundësinë se mund të ishte “një vemje që turpëron fjalën njeri” apo “zhgënjimi më i madh i jetës së tij”.

Ju pëlqen!

Rama ka zgjedhur të heshtë, jo vetëm sepse bisedat e mafiozëve lidhen kryesisht me investimet në kullat e Tiranës, por edhe sepse dosja është aq voluminoze, sa çdo ditë dalin biseda që e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrethin e të implikuarve. Dhe këto nuk dihet ende deri ku do të shkojnë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.