Arbër Zaimi

Është turp çfarë po bën qeveria e Shqipërisë me mini-iniciativat rajonale. Po shpejton për të mbyllur një marrëveshje të keqe me Serbinë, në kohën kur Kosova nuk ka formuar ende institucionet e saj, në kohën kur klasa politike e Kosovës po e kundërshton këtë marrëveshje.

Kryeministri Rama, siç duket, me vendosmëri prej personi që është mësuar të mos ia vërë veshin kujt, po dëshiron me çdo kusht t’i krijojë akses Euroazisë në Adriatik, nëse jo përmes Kosovës, atëherë përmes Maqedonisë Veriore.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ai nuk dëshiron të lexojë mesazhet e qarta që vijnë nga klasa politike e Malit të Zi dhe e Kosovës, sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Dikur ai shantazhonte BE-në se nëse nuk nis integrimi europian i Shqipërisë do t’i hapej dera “Shqipërisë së Madhe”, mirëpo tani, me papjekuri prej despoti, ai i përgjigjet ndaljes së integrimit europian duke hapur dyer e dritare projektit të Putinit e Duginit, të Euroazisë.

Nuk është për tregti të lirë, se për tregti të lirë është CEFTA. Nuk është për lëvizje të njerëzve, se tashmë Shqipëria ka lëvizje të liberalizuar me Evropën.

Nuk është për Kosovën, sepse në 5 mbledhje të përbashkëta qeveritare janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje, dakordime e memorandume mes Shqipërisë e Kosovës, të cilat kanë mbetur vetëm në letër, dhe faj për këtë nuk mban vetëm pala kosovare, siç pretendon paturpësisht Rama tani që qeveritë e shkuara në Kosovë kanë rënë. Rama po përpiqet të stabilizojë konceptin se Kosova e Shqipëria as patate e rrush s’i shesin dot njëra tjetrës pa marrë leje në Beograd.

Rama e Vuçiçi, të dy ish-basketbollistë të pasuksesshëm, po gabojnë në hapa. Kur në basket gabon në hapa, merr faull. Pas dështimit me këmbimin e territoreve, do përjetojnë dështimin e radhës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...