Gjatë një takimi në Dropull, kryeministri Edi Rama ka thënë se do merret një vendim për të fiksuar çmimin e shitjes së druve të zjarrit.

“Dua të bëj një ndërhyrje këtu, tani ne kemi marrë masa ndër vite dhe pyjet e kullotat i kanë bashkitë. Por ndeshin probleme, përshembull tani ministrja po punon dhe për pak ditë do të dalë vendimi, nuk do të lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Çfarë lidhje kanë që të shiten me dyfish çmimi drutë e zjarit? Nuk e di, vendimi i qeverisë do të jetë që drutë e zjarrit të shiten me çmimin e para luftës dhe pikë. Këtu bashkitë kanë rolin e tyre”, tha Rama.