Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në Facebook ka dhënë të tjera detaje në lidhje me paketën ndihmëse për qytetarët e bizneset për coronavirusin.

Rama shprehet se do të subvencionohen ata që jetojnë vetëm me paratë e qirasë të shtëpisë apo të një lokali që kanë nën pronësi.

“Të gjithë ata që kanë një shtëpi a lokal me qira dhe e kanë të ardhur të vetme, nuk do i lëmë vetëm. Do të kontrollojmë tek doganat. Ata që kanë dhënë me qira, deri më 10 prill duhet të deklarojnë në tatime që ta përfshijmë në paketë. Ka kaq kohë që e them dhe e përsëris dhe një pjesë e vogël fare e shqipove nuk do ta kuptojë. Ata që kanë humbur punën, nuk do paguajnë qiranë. Paketa do jetë gati brenda datës 15 prill”, tha Rama.

Ju pëlqen!

Më tej, Rama u shpreh se COVID-19 nuk është si Sudja, kurse ka vlerësuar se asnjë shqiptar nuk do të jete aq keq sa të vuajë për bukë.

“Ne po shikojmë të gjithë numrat. Nuk do u lëmë vetëm. Ju jeni jetim lufte dhe si jetim lufte, në këtë moment, ne nuk mund t’iu lëmë vetëm. Sot keni një qeveri që kurrë nuk do ju lë vetëm. Me aq sa kemi mundësi. Por mos na kërkoni më shumë nga se ajo që kemi mundësi, sepse biem të gjithë në gropë dhe bëhemi gaz i botës”, deklaroi Rama.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 400 raste me coronavirus.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!