Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar një fabrikë të prodhimit të armëve të Lockheed Martin të martën dhe falënderoi punonjësit e kompanisë për montimin e raketave antitank Javelin. Këto të fundit, luftëtarët ukrainas i kanë përdorur për të luftuar pushtuesin rus.

“Ju po u krijoni mundësi ukrainasve që të mbrohen dhe sinqerisht ata po i bëjnë për budallenj ushtarët rusë në shumë raste,” u tha Biden punonjësve të një fabrikë në Troy, Alabama.

Kujtomë se administrata Biden është zotuar të dërgojë 5,500 raketa Javelins në Ukrainë që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e vendit më 24 shkurt.