Pesë raketa kanë goditur një bazën të madhe ajrore të Forcave të Armatosura të SHBA’së të enjten por nuk raportohet për viktima dhe të lënduar. Forcat e koalicionit të NATO’s në Afganistan njoftuan se për sulmin ka marrë përgjegjësinë grupi terrorist ‘Shteti Islamik i Korasanit’.

Ky sulm vjen javë pasi militantët Talibanë dhe SHBA’ja arritën një marrëveshje për tërheqjen e trupave amerikane në këmbim të garancive të sigurisë nga Talibanët. Terroristët e ‘Shtetit Islamik” nuk janë përfshirë në këtë traktat.

“Është hapur zjarr me pesë raketa ndaj bazës Bagram në mëngjesin e sotëm” njoftohej nga Misioni i NATO’s në rrjetin social Twitter, duke ju referuar bazës kryesore ajrore amerikane, në veri të kryeqytetit Kabul.

Ju pëlqen!

Dega e “Shtetit Islamik” në Afganistan, e njohur si Shteti Islamik i Korasan, sipas një emërimi të vjetër për rajonin, së pari u shfaq në lindjen e Afganistanit në vitin 2014, dhe që prej atëherë ka bërë disa përparime, posaçërisht në veri të vendit.

Ushtria amerikane e ka llogaritur se ata janë rreth 2000 luftëtarë, derisa disa zyrtarë afganë si më numër më të madh.

Këta terroristë luftojnë kundër forcave qeveritare afgane si dhe të atyre të talibanëve, dhe kanë kryer disa prej sulmeve më mizore në qendrat urbane në Afganistan viteve të fundit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!