Disa mbetje të një anije kozmike të Kinës, pritet të bien në tokë gjatë fundjavës. Në listën e shteteve të rrezikuara bën pjesë edhe Shqipëria. Pavarësisht se rënia e tyre është e pakontrolluar, zyrtarët e qeverisë së Pekinit minimizuan ndonjë rrezik të mundshëm.

“Kjo lloj rakete ka një strukturë teknike speciale dhe pjesa më e madhe e komponentëve do të shkatërrohen dhe zhduken përpara se të hyjnë në atmosferë. Probabiliteti që të shkaktojë ndonjë dëm në aktivitetet ajrore apo në tokë është shumë I ulët”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Kinës.

Zyrtari siguroi se Kina do ta monitorojë me shumë kujdes këtë proces. “Gjatë fazës së fundit, kur një raketë rifutet në atmosferë, shkatërrohet dhe zhduket. Kjo është një praktikë e zakonshme ndërkombëtare”.

Ju pëlqen!

Raketa LongMarch-5b u lëshua nga ishulli kinez Hainan më 29 prill me furnizime për ekuipazhin e Kinës në stacionin hapësinor. Me një peshë 18 ton, ajo është ndër anijet më të mëdha kozmike në dekada që do të bjerë në atmosferën tonë në mënyrë të pakontrolluar. Ka shumë gjasa që të bjerë në hapësira detare dhe shanset që njerëzit të goditen nga mbetjet raketore janë shumë të vogla. Megjithatë asgjë nuk përjashtohet plotësisht.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.