Juventusi ka nisur bisedimet për mesfushorin Paul Pogba. Mediet franceze kanë bërë me dije se Mino Raiola ka nisur negociatat për të rikthyer kampionin e botës në Torino pas aventurës së parë me bardhezinjtë. Le10sport.com shkruan se pas disa muajsh flirtimesh, më në fund kanë nisur dhe bisedimet finale për rikthimin e Pogbasë. Ky i fundit ka kaluar një sezon shumë të dobët me Manchester United, pasi ka qenë i dëmtuar.

Anglezët janë lodhur nga tekat e Pogbasë, pasi ky i fundit ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga ishulli. Real Madridi është skuadra që e donte me ngulm, me kërkesë të trajnerit Zinedine Zidane, ndërsa Perez nuk ka bërë hapa konkret.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!