Mbyllja e një emisioni të gazetares Silvia Velikova në radion publike bullgare, ka provokuar një grevë pesë orëshe të heshtjes së transmetimeve. Velikova është e njohur për kritikat e saj ndaj sistemit gjyqësor në një vend si Bullgaria, cilësuar me situatë shumë të keqe për lirinë e shtypit, thuhet se është shkarkuar pas thirrjeve publike që ka bërë për protestë kundër emërimin e Ivan Geshev si drejtues i prokurorisë.

Në një njoftim të vetin, ekipi menaxhues i transmetuesit publik bullgar ka sqaruar se Velikova ka shkelur legjislacionin për punën, ndërkohë që ndalimi i transmetimeve është justifikuar si çështje teknike, por mediat raportojnë se në fakt fjala është për një grevë të gazetarëve që kanë qenë kundër shkarkimit të Velikovës.

Pasoja e ngjarjes ka qenë e menjëhershme. Drejtori në detyrë, Nikolay Krastev ka dhënë dorëheqjen pas ndërperjes së transmetimeve, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet për atë që ndodhi, hetim që do të procedohet nga autoriteti i mediave nën mbikëqyrjen e Geshev, personi që duket se u bë shkak për këtë zhurmë.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]