Agjencia e lajmeve “Reuters”raporton se Bashkimi Europian është duke negociuar me kompanitë “Moderna”, “Sanofi”, “Johnson&Johnson”, “BioNtech” dhe “CureVac” për blerjen e një vaksine kundër koronavirusit.

Më herët blloku ka arritur një marrëveshje me kompaninë britanike “AstraZeneca” për blerjen paraprake të 400 milionë dozave vaksinës së mundshme duke përmbushur kështu të gjitha nevojat e unionit. Gara për plotësimin e nevojave për vaksina konfirmon se politikat shëndetësore tashmë po udhëhiqen nga ideja e parandalimit përkundrejt një vale tjetër epidemie, ndoshta edhe më agresive se e para.

Aktualisht në botë po zhvillohen dhe testohen 150 vaksina, nga të cilat 23 në prova klinike mbi njerëz dhe të paktën 3 në fazën finale.

Kompanitë Sinopharm dhe Sionvac Biotech nga Kinza dhe AstraZeneca nga Oksfordi janë në krye të përpjekjeve për prodhimin e vaksinës mbi të cilën ka një debat global për shpërndarjen.