Trajkoviq, duke folur për FoNet, përcjell Telegrafi, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”.

“Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun serb, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova për ndryshimet në Kosovë”, tha Trajkoviq.

Ajo mendon se siguria e Kurtit dhe Osmanit do të jetë e cenuar, për të mos thënë e kërcënuar.

Ju pëlqen!

Kur thotë kështu Trajkoviq ka parasysh “angazhimin e vendosur të Kurtit për të luftuar krimin, për betejë, të paktën përmes një fushate, me njerëzit në listën e gjykatës së Hagës për Kosovën, dhe në këtë aspekt shkëputjen me krimin që e lidh rajonin”.

E pyetur sesi do të ndikojë fitorja në zgjedhje e Kurtit në jetën e serbëve në Kosovë, Trajkoviq tha se luftimi i kriminalitetit do të sillte lehtësim edhe në jetën e vetë serbëve. 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!