Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka rrëmbyer çmimin për videon më të mirë në “Latin American Music Awards 2019” me këngën “R.I.P.”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.

Vajzat e publikuan në mars të këtij viti këngën “R.I.P”, që numëron afro 135 milionë klikime në YouTube.

Ju pëlqen!

Në këtë kategori, Ora mposhti emra të njohur siç janë: Maluma, Daddy Yankee, Camila, e të tjerë.

Në mbrëmjen e “Latin American Music Awards 2019” ishte vetëm Sofia Reyes, e cila mori çmimin. Ora aktualisht ndodhet në Meksikë, ku po shkëlqen në koncerte./atsh /

Lexo po ashtu:  10 filmat më të mirë thriller në Netflix
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!