Dikur kjo qytezë ishte e famshme për shkak të përbërjes së komunitetit, por sot është kthyer thjesht në një qytezë të vogël që nuk e përfill askush. Yaphank dikur ishte qyteza e nazistëve të Amerikës. Ku rrugët mbanin emrin e Adolf Hitlerit apo të Gebelsit. Aty bëheshin parada të përvitshme naziste dhe nuk lejohet të jetonin njerëz që nuk i përkisnin racës ariane.

Kafenetë dhe dyqanet mbanin emra gjermanisht dhe rrallë dëgjoje njerëz të flisnin anglisht.

Qyteza kishte dikur 6 mijë banorë, të gjithë nazistë të përbetuar.

Ju pëlqen!

Sot ka diçka më pak, shumica janë pleq pasi të rinjtë drejtohen drejt Nju Jorkut që është vetëm 90 kilometra më larg.

Ndërtimi i Yaphan nisi në fillim të viteve të ’30 dhe u ishte zgjatim i Rajhut të Tretë.

Aty jetonin gjithë nazistët e Amerikës dhe asnjë person që nuk kishte bindje naziste nuk lejohej të banonte.

Emrat e rrugëve janë ndërruar dhe shumë pak njerëz e kujtojnë atë kohë.

Rruga e quajtur dikur Adolf Hitler sot mban emrin Park Boulevard.

Nuk ka as shenjën më të vogël të nazizmit.

“Nuk kam folur me njeri për atë kohë. Edhe nëse pyesim më të vjetrit e tregojnë si barsaletë, jo si diçka që ka ekzistuar vërtet”, thotë Courtney Peters, një infermiere 22-vjeçare./a.l/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!