Teksa Kurti po fliste për marrëdhëniet që ka me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një qytetar i ndërpreu fjalën.

Një moment interesant ndodhi sot teksa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po zhvillonte një bashkëbisedim me gazetarët. Teksa Kurti po fliste për marrëdhëniet që ka me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një qytetar i ndërpreu fjalën.

“Albin Kurti, ta bëftë zoti hallall, ishalla fitoni edhe këtu.”-tha ai, ndërsa Kurti u pa teksa buzëqeshi para kamerave të pranishme dhe vazhdoi fjalën.

Ju pëlqen!

“Do të kem marrëdhëniet më të mira me Tiranën zyrtare që pas luftës. Do të zhvilloj kontakte e takime, do të takoj drejtuesit kryesorë. Kam 3 ditë takime në tri qytete. Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë etnike merret vetëm me ushtarët e UCK. U instalua falë votimit të gabuar në Kosovë. Duam gjykata normale, jo gjykata Speciale. Me qeverisjen tonë të re, me Vettingun dhe procesin do të zvogëlojmë gjithashtu imazhin e Kosovës duke sjellë drejtësi për qytetarët.”-tha Kurti në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.