RTK ka dëshmuar se nuk e kreu detyrën e saj fisnike. Nuk e kreu detyrën sepse në bordet e saja, në udhëheqësinë e saj, gazetarët e gezetaret e saj, shumica prej tyre, ishin dhe janë njërëz të pakualifikuar, të njëanshëm, të korruptuar, fanatik partiak e lokalistë mesjetar.

Punësimet familjare e joprofesionale në RTK
“Të gjithë” kishin mundësi të punësoheshin në RTK, pa problem. Veçse ti duhej të mos e ndjeje veten fort shqiptar, por më shumë “kozmopolit” ose “kosovar”.
Ti duheshe të përbuzje tënden dhe të madhëroje t’huajën. Ti duhej të kishe një nostalgji për Jugosllavinë. Gjithsesi, ti duhej të ishe sa më kritik ndaj UCK-së dhe ndaj Flamurit e identitetit kombëtar shqiptar.

RTK ishte dhe është një medium i frikshëm. Është i frikshëm dhe kërcënues për popullin sepse komandohet nga pucistët. Gazetarët e kryeredaktorët e RTK-së prodhuan, shpërndanë e po shpërndajnë dezinformacione. Po krijojnë panikë e po e destabilizojnë situatën politike. Liria e shprehjes dhe e të menduarit të pavarur nuk u lëvrua nga ky medium.
Ky medium sulmoj edhe Shqipërisë si shtet e si politikë. Acaroj marrëdhënjet ndërnjerëzore e kulturore brenda hapsirës publike të shqiptarëve. Sot, e pavarura MekuliPress ju risjell në kujtesë deklarimin publik të drejtorit të portalit të televizionit publik të Kosovës, RTKlive, Mentor Shala. Ky njeri, në panikë e i trishtuar, kishte lëshuar kritika të paargumentuara për partinë fituese të zgjedhjeve të fundit, Lëvizjen Vetëvendosje. Në një postim të tijin në Facebook, të cilin pas një kohe drejtor Shala, në shpejtësi, e kishte fshirë, kishte thënë se “qytetarët e Kosovës votuan për Lindjen e Rusinë”, duke aluduar në LVV-në, e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit.“Lindje-Perëndim, Perëndim a Lindje?!

Ju pëlqen!

Shtrohet pyetja, a u morrën masa disciplonore e teste profesionale ndaj këtij njeriu?

“Përgjigja u dha sonte- Sot 26% e popullit (që fatmirësisht nuk është shumica e popullit të Kosovës), vendosen per Lindjen”, kishte thënë drejtori i televizioni publik, që paguhet nga djersa e qytetarëve të varfër, citon e pavarura MekuliPress. Drejtori i një mediumi publik, shërbëtori i shefave, Shala, kishte thënë se SHBA-ja deshi që ne të jemi me Perëndimin, por, sipas tij, “ne s’e dëgjuam”. “Nëse Perëndimi (SHBA) u munduan të na bajnë të qartë se duhet të mbesim me perëndimin e na s’e degjuam – Lindja (Rusia) sot ia qon gishtin e mesëm Perëndimit (SHBA) dhe i thotë tash merreni vesh me mu(Rusinë) për Kosovën. Po du me thanë ia kemi thy Rusisë me sonte”, citon MekuliPress fjalët e shkruara nga Shala në facebook.

Tutje, ai ka thënë se “deri më sot kurrë ma afër s’e kemi pas rrumbullaksimin e shtetit të Kosovës ndërsa prej sonte ma larg e kemi, edhe pse besoj shumë në mrekulli (lojëra të mëdha prej njerëzve të mëdhej)! Klm”, shkruante Shala, ish-drejtor i Televizionit Publik të Kosovës.

RTK ka dështuar në informim. Ky medium duhet t’i kthehet popullit, pa dallim feje, statusi social, përkatësie kulturore, politike a fetare.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.