Te panumërta ishin mjetet dhe qytetarët e Kosovës që kaluan kufirin për në Shqipëri. Pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug…

“Po iki në Shqipëri për pushime, në Shëngjin. Do zbatojmë masat për COVID-in dhe kam marë maskat,”-shprehet një qytetarë i Kosovës.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.