Qumështi i Lopës përfshin një kombinim kompleks të makronutrientëve, mikronutrientëve dhe faktorëve nxitës të rritjes që mund të kontribuojnë në ushqimin e njeriut: sidoqoftë, të gjitha këto lëndë ushqyese mund të merren nga burime të tjera (siç ka ndodhur në shumë shoqëri tradicionale me konsum të ulët historikisht të produkteve të qumështit). Për të rriturit, dëshmitë e përgjithshme nuk mbështesin konsumin e lartë të qumështit për zvogëlimin e frakturave. Për më tepër, konsumi i qumështit të plotë nuk dihet mirë nëse ndikon për mirë ose jo në kontrollin e peshës ose në rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Marrja e lartë e produkteve me qumësht ka të ngjarë të rrisë rreziqet e kancerit të prostatës dhe ndoshta kancerit endometrial, por të zvogëlojë rrezikun e kancerit kolorektal. Eshtë e rëndësishme të theksohet se efektet shëndetësore të produkteve të qumështit varet se me cfarë ushqimesh e pijesh krahasohen; për shumë rezultate, produktet e qumështit janë më të dobishme për shëndetin (më të shëndetshme) në krahasim me mishin e kuq të përpunuar ose pije të ëmbëlsuara me sheqer, por më pak të shendeteshme se sa ushqimet që kanë proteina bimore siç janë arrat, bajamet etj. Për më tepër, asnjë përfitim i qartë i konsumimit të qumështit më pak yndyrë në krahasim me produktet e qumështit të plotë nuk është dëshmuar.

Efektet tek fëmijët te konsumimit të qumështit të lopës janë më pak të qarta për shkak të kërkesave më të mëdha ushqyese të fëmijëve për rritje, dhe të dhënat janë më të kufizuara. Nëse qumështi i nënës nuk është i disponueshëm, qumështi i lopës mund të sigurojë një zëvendësim të vlefshëm në fëmijërinë e hershme. Qumështi promovon dhe nxit shpejtësinë e rritjes por kjo ka edhe rreziqe ashtu edhe përfitime. Avantazhet ushqyese te qumështit mund të jetë veçanërisht te dobishme në zonat ku cilësia e përgjithshme e dietës le për të dëshiruar. Sidoqoftë, në popullatat me ushqim përgjithësisht të përshtatshëm, konsumi i lartë i qumështit mund të rrisë rrezikun e frakturave më vonë në jetë, dhe shoqërimi më i lartë me rrezikun e kancerit mbetet shqetësim.

Sipas bindjeve te sotme, rekomandimi aktual për të rritur në masë të madhe konsumin e ushqimeve të qumështit në 3 ose më shumë racione në ditë nuk eshte i justifikuar. Futja optimale e qumështit ne dieten e nje njeriu do të varet nga cilësia e përgjithshme e dietës. Nëse cilësia e dietës është e ulët, veçanërisht për fëmijët në mjedise me të ardhura të ulëta, produktet e qumështit mund të përmirësojnë ushqimin, ndërsa nëse cilësia e dietës është e lartë, konsumimi nuk ka gjasa të sigurojë përfitime thelbësore, dhe dëmet janë të mundshme. Kur konsumi i qumështit është i ulët, dy lëndët ushqyese kryesore, kalciumi dhe vitamina D, mund të merren nga ushqime të tjera ose me shtesa, pa pasojat e mundshme negative të produkteve të qumështit. Për kalciumin, burimet alternative dietetike përfshijne cikoret, prikalidhet, lakrat, brokoli, arrat, fasulet, qumështi i sojes dhe lëng të pasuruar të portokallit, dhe shtesat e vitaminës D mund të sigurojnë marrje adekuate me një kosto shumë më të ulët se qumështi i fortifikuar. Në pritje të kërkimeve të mëtejshme, udhëzimet për qumështin dhe produktet e qumështit duhet të përfshijnë një marrje të kufizuar (jo më shumë se 1-2 racione në ditë dmth deri një gotë), mos preferoni qumështin me pak yndyrë në krahasim me për qumështin e plotë dhe dekurajoni konsumin e produkteve të qumështit të ëmbëlsuara me sheqer në popullatat me tendencë për mbipeshë.