Para takimit të orës 17:00 me krerët e LV-së dhe LDK-së, vendet e QUINT’it kanë lëshuar një komunikatë për media ku sqarojnë se nuk mbështesin ndonjë parti apo kandidat të caktuar për formim të qeverisë së. Por, një gje e tillë është e vështirë të besohet. Shtrohet pyetja përse shkojnë në këtë takim atëherë vendet e QUINT-it

Vendet e QUINT’it përmes kësaj komunikate kanë sqaruar qëndrimin e tyre për krijimin e qeverisë në Kosovë.

“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur”, shkruhet në komunikatë.

Tutje, kanë bërë të ditur se nuk do të ndërmjetësojnë, duke shtuar se përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës i mbetet politikanëve në vend.

“Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, bëhet e ditur.

Në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës është caktuar që të mbahet takimi në mes të përfaqësueses së BE-së në Kosovë, ambasadorëve të vendeve të QUNT-it dhe liderëve të LV dhe LDK-së.